Drithëruese: Ja sa milionë euro do t’i fitojë Roma nga biletat e ndeshjes me Liverpoolin

Sipas mediave italiane, ky do të jetë rekord për klubet nga Serie A.

Sport

01/05/2018 18:33

Roma do të përfitojë shuma marramendëse nga biletat e ndeshjes me Liverpoolin.

Klubi verdhekuq pritet të inkasojë rreth 5.5 milionë euro nga sfida e nesërme, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave italiane, ky do të jetë rekord për klubet nga Serie A.

Sfida e shumëpritur për “Giallorossët”, zhvillohet nesër prej 20:45. /Lajmi.net/