Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Dritarja e transferimeve në Angli do të jetë e hapur deri në mars

12:46 | 22 Maj 2020

Pandemia Covid-19 ka bërë që të ketë shumë ndryshime në futbollin evropian.

Suspendimi i futbollit nga pandemia Covid-19 ka bërë që skuadrat të kenë humbje të mëdha ekonomike, por edhe të shtyhen kalendarët e kampionateve.

Pa u afektuar nga pandemia duket se nuk do të mbetet as dritarja e transferimeve të verës.

‘Express’ raporton se Premierliga do të vazhdojë merkaton deri në marsin e vitit 2021, transmeton lajmi.net.

Kriza ekonomike bën që shumica e skuadrave të mbështeten te pagat e lojtarëve, për të balancuar të hyrat.

Mbajtja e merkatos e hapur deri në janar ka qenë e diskutuar edhe më parë, por tashmë thuhet se skuadrat mund të shtojnë edhe tre muaj, për të pasur më të lehtë menaxhimin.

Mbetet të shihet nëse ky vendim për merkaton do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Kujtojmë se Premierliga akoma nuk ka marrë vendimin për rifillimin e garave. /Lajmi.net/