Drita zyrtarizon edhe largimin e sulmuesit Simonovski

Drita ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit maqedonas Marko Simonovski. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. “Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve. Klubi jonë e falënderon Markon për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të…

Sport

01/06/2023 13:58

Drita ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit maqedonas Marko Simonovski.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

“Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve. Klubi jonë e falënderon Markon për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e Dritës.

Simonovski iu bashkua Dritës në edicionin 2021/22 dhe gjatë periudhës dyvjeçare arriti 70 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Ai shënoi 32 gola dhe ndihmoi skuadrën me gjashtë asistime.

Përveç Simonovskit, nga Drita janë larguar edhe disa futbollistë tjerë si Hamdi Namani, Ilir Blakçori e kapiteni Ardian Limani./Lajmi.net/