Drita triumfon ndaj Besës dhe merr kreun e Superligës

Drita ka triumfuar ndaj Besës në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.

Sport

28/02/2021 14:53

Xhevdet Shabani ishte protagonisti kryesor i kësaj ndeshje, transmeton lajmi.net.

Shabani shënoi dy gola të shpejtë, për ta gjunjëzuar Besën në pjesën e parë. 34 vjeçari shënoi në min (5’) dhe (15’).

Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Dritës.

Në pjesën e dytë, Besa tentoi të krijonte raste dhe ia doli. Ishte Hajdini i cili shënoi gol në min (65’).

Por, “Shabanët” e Dritës ishin në formë, kësaj radhe, ishte Bujar Shabani i cili shënoi në min (67’) për të thelluar avantazhin e Dritës.

Rezultati përfundimtar, Drita 3-1 Besa.

Tani, Drita ngjitet në pozitën e parë me 47 pikë, por gjithça varet nga Ballkani, nëse ata barazojnë ndeshjen atëherë Drita qëndron lidere, nëse suharekasit fitojnë, Drita zë vendin e dytë./Lajmi.net/