Drita niset për në Shqipëri para ndeshjes me Legian

Kampionia e Kosovës, Drita, ka arritur të shkruajë historinë duke u kualifikuar në raundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.

Sport

19/09/2020 15:51

Në këtë rreth, bardhekaltërit do kenë mision të vështirë por jo të pamundur, pasi që do të ballafaqohet me 14 herë kampionin e Polonisë, Legia Warsaw.

Klubi i Dritës ka filluar t’i merr menjëherë masat e duhura për këtë ndeshje të rëndësishme

“Klubi jone sapo ka arritur ne Durres ku do të qëndrojë deri me 23 shtator. Ekipi është vendosur në Tropikal Resort për të vazhduar me karantinim dhe përgatitje për ndeshjen ne kuadër të Europa League, që do te zhvillohet të enjten (24 shtator) në Poloni”, thuhet ne njoftimin e klubit. /Lajmi.net/