Drita mëson kundërshtarin e mundshëm edhe të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në rast se arrin në këtë fazë.

Sport

10/08/2020 12:25

Drita fillimisht duhet të kalojë finalen e fazës parakualifikuese, ku nesër do të ndeshet me Linfieldin. Në rast të triumfit në këtë ndeshje në fazën e parë kualifikuese do të ndeshet me klubin e njohur polak Legia nga Varshava.

E nëse arrin të bëjë befasi, e ta kalojë edhe këtë fazë, atëherë në rrethin e dytë kualifikues do ta pres fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros.

Vendos do të jetë fituesi i duelit mes Legisë dhe Dritës.