Të Infektuar: 18.910

Të Shëruar: 15.367

Të Vdekur: 674

Drita ‘furishëm’ në merkato, konfirmon nënshkrimet me dy futbollistë të njohur në Superligën e Kosovës

18:09 | 13 Gusht 2020

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri. Klubi gjilanas të enjten ka prezantuar Ergyn Ahmetin e Arago Jamalin.

Mesfushori mitrovicas, Ahmeti, ka luajtur në vitet e fundit te Prishtina. Më parë ishte edhe te Trepça.

“24-vjeçari është i dëshmuar në ligën tonë dhe pos që do të jetë forcë shtesë në kampionatin e Kosovës, do ta ndihmojë ekipin edhe në garat ndërkombëtare”, ka njoftuar Drita.

Ahmeti ka nënshkruar për dy vjet, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ndërkohë ganezi Arago Jamal kishte luajtur për Prishtinën në të kaluarën. Paraqitet kryesisht në krahun e majtë të mbrojtjes. Jamal po ashtu ka firmosur për dy vjet. /Lajmi.net/