Drita fiton derbin ndaj Gjilanit, Dukagjini barazon me Feronikelin ‘74
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll. Vëmendja ishte në derbin e qytetit të Gjilanit, ku FC Drita doli triumfuese. Drita mposhti SC Gjilanin me rezultat 2:0. Në minutën e 32-të Drita morri epërsinë, ishte Almir Ajzeraj ai që shënoi golin e parë në ndeshje. Derisa epërsinë për vendasit e dyfishoi…
Sport
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Vëmendja ishte në derbin e qytetit të Gjilanit, ku FC Drita doli triumfuese.
Drita mposhti SC Gjilanin me rezultat 2:0.
Në minutën e 32-të Drita morri epërsinë, ishte Almir Ajzeraj ai që shënoi golin e parë në ndeshje.
Derisa epërsinë për vendasit e dyfishoi Ardit Tahiri për të vulosur fitoren ndaj rivalit lokal.
Drita me këtë fitore mbetet në vendin e tretë, derisa Gjilani bie në vendin e shtatë.
Në ndeshjen tjetër ndërmjet KF Dukagjinit dhe Feronikeli ’74 nuk ka pasur fituar.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1:1.
Iljasa Zulfiji zhbllokoi rezultatin për t’ia dhënë epërsinë vendasve, kurse barazoi për Feronikelin ’74.
Dukagjini renditet i gjashti, kurse Feronikeli është në vendin e tetë./Lajmi.net/