Përfundojnë ndeshjet e Superligës: Drita fiton 1-3 ndaj Drenicës, Ferizaj – Dukagjini, pa gola

Janë mbyllur ndeshjet e orës 13:00 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Drita e ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-3, teksa përballja tjetër Ferizaj – Dukagjini është mbyllur pa gola. Sa i përket sfidës së luajtur në “Bajram Aliu”, Drita e nisi dukshëm më mirë takimin, ku në minutën e 42’ gjeti rrugën…

Sport

26/11/2022 15:12

Janë mbyllur ndeshjet e orës 13:00 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita e ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-3, teksa përballja tjetër Ferizaj – Dukagjini është mbyllur pa gola.

Sa i përket sfidës së luajtur në “Bajram Aliu”, Drita e nisi dukshëm më mirë takimin, ku në minutën e 42’ gjeti rrugën e rrjetës përmes Marko Simonovskit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën gjilanasit i intensifikuan përpjekjet për thellim epërsie.

Këtë e arritën në minutën e 69’, kur, po i njëjti futbollist e çoi topin në rrjetë për 0-2.

Fitoren edhe më bindëse e bëri goli i Krasniqit (79’) që realizoi për 0-3.

Krejt çka bëri Drenica ishte goli i nderit i cili, për ironi, nuk u shënua nga ta.

Në minutën e 88’ ishte po Krasniqi që e çoi topin në rrjetën e tij gabimisht.

Më poshtë gjeni tabelën pas këtyre ndeshjeve. /Lajmi.net/