Drita e prezantoi, por Vushtrria mohon marrëveshjen me gjilanasit për Azemin

Drita pak me parë ka bërë prezantimin e futbollistit, Valmir Azemi, por Vushtrria e mohon marrëveshjen me gjilanasit.

Sport

23/08/2020 17:47

Këtë reagimi klubi nga Vushtrria e ka bërë në llogarinë e tyre, ku thuhet se: Azemi ka kontratë tre vjeçare (edhe dy të mbetura) me klubin. Por pak me parë Drita e ka bërë prezantimin e futbollistit.

“Klubi i Vushtrrisë nuk ka bërë ndonjë marrëveshje me klubin e Dritës, për futbollistin Valimir Azemi.

Mesfushori Azemi ka kontratë tre vjeçare (edhe dy të mbetura) me klubin, e cila është valide.

Azemi pak minuta më parë është prezantuar edhe zyrtarisht nga Drita, por ne si klub nuk kemi pranuar ndonjë ofertë apo thirrje telefonike për kartonin e Azemit.

Ne si klub do t’i marrim hapat konkret rreth kësaj çështje, duke iu drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka shkruar FC Vushtrria.

Madje gjilanasit në llogarinë e tyre kanë shkruar se mesfushori është përforcimi i ri i klubit.

“Valmir Azemi eshte ardhje e re i cili ka bere nje hap te madhe ne karrieren e tij.

Valmiri si nje lojtare i dalluar si mesfushore me ekipin e Vushtrrise ka bind qe ta ofrojme ne ekip dhe do te jete nje force shtesë ne grupin tone.

Valmiri tani me i eshte bashkuar ekipit dhe po vazhdon pergaditjet per sezonin e ri”, ka shkruar FC Drita.