Drita e pa fat eliminohet në fund nga 15-herë kampioni i Holandës

Skuadra e Dritës është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Sport

29/07/2021 21:54

Feyenoordi ka mposhtur Dritën me rezultat 3-2 në ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për holandezët që kaluan në epërsi në min e 7’ përmes Guus Til, por Drita reagoi shpejt duke barazuar në min e 12’ përmes Marko Simonovskit.

Drita vazhdoi me lojë të mirë dhe kaloi në epërsi në min e 16’ me golin e Astrit Fazliut dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1.

Megjithatë në pjesën e dytë gjilanasit nuk arritën ta ruajnë rezultatin, pasi në min e 68’ fillimisht barazoi Feyenoord me golin e Til.

Ndërsa në min e 90’ Til kompletoi tre golëshin duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij me rezultat të përgjithshëm 3-2 pas dy ndeshjeve.

Paraqitje fantastike e Dritës që përkundër humbjes tregoi shpirt luftarak gjatë tërë ndeshjes. /Lajmi.net/