Drita e humbet ndeshjen në minutën e fundit, Celje del fitimtare nga “Fadil Vokrri”
Skuadra e Dritës është mposhtur nga ekipi slloven, Celje me rezultat 2:3 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pjesa e parë i takoi tërësisht sllovenëve, transmeton lajmi.net. Celje shënoi dy gola me anë të Kucys në minutën e 19-të dhe Milot Avdylit në të 41-tën. Në pjesën e dytë Drita u rikthye në lojë. Blerim Krasniqi në…
Sport
Skuadra e Dritës është mposhtur nga ekipi slloven, Celje me rezultat 2:3 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pjesa e parë i takoi tërësisht sllovenëve, transmeton lajmi.net.
Celje shënoi dy gola me anë të Kucys në minutën e 19-të dhe Milot Avdylit në të 41-tën.
Në pjesën e dytë Drita u rikthye në lojë. Blerim Krasniqi në minutën e 59-të ngushtoi epërsinë. Kurse Liridon Balaj barazoi rezultatin në të 75-tën.
Kur të gjithë po mendonin se ndeshja po përfundonte barazim, në aksionin e fundit, në minutën e 94-të, Celje arriti të shënoi gol me anë të Poplatnik.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet me 26 shkurt, në Slloveni./lajmi.net/