Drita dhe Dukagjini mbyllin sot xhiron e 16-të të BKT Superligës

11:48 | 29 Nentor 2021

Xhiro e 16-të e BKT Superligës në Futboll do të mbyllet sot me ndeshjen mes Dritës dhe Dukagjinit.

Drita do ta mirëpresë në stadiumin e qytetit në Gjilan skuadrën e Dukagjinit, duke filluar nga ora 13:00.

Drita vjen pas humbjes 1-0 ndaj rivalit të qytetit Sc Gjilanit, teksa Dukagjini vjen pas një barazimi 1-1 ndaj Ulpianës.

‘Bardhekaltrit’ poziconohen aktualisht në pozitën e katërt me 25 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Llapi, gjersa Dukagjini gjendet e parafundit në renditjen tabelare me 16 pikë të mbledhura.

Ndërkohë klubi gjilanas ka njoftuar se për shkak të punimeve në stadium, për ndeshjen e sotme KF Drita – KF Dukagjini do të hapet vetëm një tribunë për shikuesit vendas, ndërsa një trubunë do të jetë e hapur vetëm për media.

Për media do të hapet tribuna A, teksa për shikues do të jetë e hapur tribuna B.

/Lajmi.net/