Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Drita del me komunikatë, qartëson situatën

13:35 | 12 Gusht 2020

Skuadra e Dritës ka ateruar në aeroportin e Kosovës para pak orësh.

Pasi ditën e djeshme ndeshja ndaj Linfieldit u anulua, ekipi i Dritës u kthye në Kosovë.

Takimi i djeshëm final i raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve, u anulua nga UEFA në koordinim me autoritetet shëndetësore në Zvicër.

Skuadra nga Gjilani tani përmes një komunikate ka qartësuar se rregullat e UEFA-së parashikojnë që nëse një lojtar del pozitiv, atëherë lojtari duhet të vetizolohet ndërsa ekipin të vazhdojë me planet e parapara. Por kjo ka rënë ndesh me rregullat e shtetit të Zvicrës, aty ku u mbajt edhe ky mini-kompeticion, përcjell lajmi.net.

Prandaj, UEFA sot do të marrë vendimin për fatin e kësaj ndeshje, që më shumë gjasë do të zhvillohet në një lokacion tjetër. /Lajmi.net/