Drilon Hajrizi ia dedikon fitoren mërgatës kosovare

Një nga basketbollistët më të dalluar të Kombëtares së Kosovës, Drilon Hajrizi ka shkruar në profilin e tij në Facebook pas triumfit ndaj Luksemburgut.

Sport

23/02/2020 23:16

‘Dardanët’ e arritën fitoren e dytë në po aq ndeshje duke mposhtur Lukesmburgun 84-80, në kuadër të parakualifikimeve të Botërorit 2023.

Hajrizi, padyshim lojtari më në formë i Kosovës këto dy ndeshje, i ka dedikuar fitoren mërgimtarëve kosovarë – të cilët nuk munguan as sot në ‘Centre National Sportif & Culturel d’Coque’.

“Luxemburgu kalter e verdhe!

Kosovaret mund te veprojne kudo, por prezenca e tyre aty nuk eshte do si do! Basketbolli perbehet nga pese lojtare, e ne si brenda ashtu edhe jashte kemi lojtarin tone te gjashte, qe na e quajne Dardan!
Sot kishim edhe nje paraqitje te denjshme me perfaqesuesen e Kosoves, ndersa nje falenderim nga zemra drejt fitores ndaj Luxemburgut, ua dedikoj mergimtareve tane!

Faleminderit mergate!”, shkroi lojtari i Pejës në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/