Dridhet klubi i njohur, kjo protestë u bë edhe për një futbollist të Kombëtares (FOTO)

Tifozët e Lazios zbresin në shesh. Këtë herë jo për të mbështetur idhujt e tyre, por për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit për konfuzionin në merkato dhe mungesën e blerjeve.

Sport

14/07/2016 21:36

Mediat italiane shkruajnë se rreth 2000 tifozë nisën të protestonin në orët e pasdites në sheshin “Piazza Venezia” dhe “Piazza Santi Apostoli” në Romë. Numri i tifozëve që kontestojnë presidentin Lotito duket se sa vjen e rritet.

“Ngjarjet vijnë pas prishjes së marrëveshjes me trajnerin argjentinas Marcelo Bielsa, por edhe me mungesën e blerjeve në merkato”, shkruan gazeta “Corriere dello Sport”.

Protesta nisi si një organizim në rrjetet sociale dhe sipas mediave italiane ajo ishte paqësore, shkruan Panorama Sport. Pak ditë më parë, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, foli për standarde të dyfishta të mbajtura nga trajneri argjentinas. Sipas tij, tjetër marrëveshje u diskutua në Romë dhe të tjera gjëra tekniku kërkoi në Argjentinë.

Gjithashtu Tare shtoi se kishte folur edhe me mbrojtësin kuqezi, Arlind Ajetin, për ta bërë pjesë e skuadrës kryeqytetase. Por marrëveshja e prishur me Bielsën me sa duket ndryshoi edhe rrjedhën e ngjarjeve për Ajetin, që kaloi më pas te Torino.

tif-2_1468521883-7476099 laziio_1468521943-7069484