Dridhet Italia, sërish kurdisje

Futbolli italian mund të goditet sërish nga një skandal i ri i ndeshjeve të kurdisura. Në mesin e disa ballafaqimeve të dyshimta nga e kaluara, Sassuolo përmendet si skuadër që mund të jetë e ‘zhytur’.

Sport

03/10/2014 23:57

Italia rrezikon të dridhet sërish nga një skandal i ri i ndeshjeve të kurdisura.

Pas probleme të mëdha në vitet e fundit, “Sportmediaset” ka njoftuar se futbolli italian prapë mund të ketë punë me gjyqësinë sa u përket një numri të ndeshjeve që dyshohen se janë të kurdisura.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për disa ballafaqime nga e kaluara, më saktësisht nga viti 2007, por që nuk janë marrë parasysh deri më tani.

Në mesin e skuadrave të përfshira ka filluar të qarkullojë emri i Sassuolos.