Dridhet Dallasi, lëndim për Luka Doncic në humbjen ndaj Miami Heat

Dallas Mavericks kanë pësuar dy humbje të mëdha në mbrëmjen e kaluar në NBA.

Sport

15/12/2019 08:21

Mavericks janë mposhtur nga Miami Heat, me rezultatin 118:122, vetëm pas vazhdimeve, shkruan lajmi.net.

Në një ndeshje ku rezultati ishte shumë i ngushtë, Mavericks pësuan edhe një tjetër humbje të madhe; atë të Luka Doncic.

Doncic dëmtoi nyjen e këmbës së tij në qerekun hapës të takimit, dhe nuk dihet akoma se sa do t’i mungojë skuadrës.

Slloveni u dëmtua në më pak se dy minuta lojë, për t’u dërguar menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Më poshtë mund të shihni momentin kur Doncic u dëmtua. /Lajmi.net/

https://twitter.com/TheNBACentral/status/1206028065329037312?s=20