‘Dridhet’ bota e futbollit nga marrëveshja e re e Real Madridit me Adidasin

Real Madrid është shumë afër të nënshkruajë një marrëveshje gjigante.

Sport

22/04/2019 11:57

Real Madrid është shumë afër ta rinovojë kontratën me markën e njohur botërore, ‘adidas’.

Sipas raportimeve nga Spanja, madrilenët kanë arritur marrëveshje me markën e njohur të veshmbathjeve për 12 vitet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Nga kjo marrëveshje 12 vjeçare, Real Madrid do të përfitojë nga adidas plotë 1.4 miliardë euro.

Kjo marrëveshje në mestë dyja palëve do të nënshkruhet në fund të këtij sezoni, duke i krijuar kështu madrilenëve kushte për të bërë transferime rekorde. /Lajmi.net/