lajmi.net

Dridhet Barcelona

Humbjet e njëpasnjëshme në La Ligë kanë ndezur alarmin në Barcelonë. Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, futbollistët janë të pakënaqur me trajnerin Luis Enrique.

Sport

04/11/2014 11:00

Dy humbje të njëpasnjëshme në La Ligë, për herë të parë pas pesë vitesh, kanë ngritur alarmin në Barcelonë. Dhe, nëse duhet t’i besojmë të përditshmes sportive madrilene “AS”, faji qëndron tek raporti i zbehur mes trajnerit Luis Enrique dhe futbollistëve.

Gazetari i “AS”, Santi Jimenez ka paralajmëruar se në ekipin e Barcelonës ka futbollistë që janë të pakënaqur me Enriquen.

“Kemi ardhur në Bernabeu pa një plan, nuk e kuptojmë se çfarë kërkon prej nesh. Nuk flet me askënd, aspak nuk diskutojmë”, thuhet të jetë përmbajtja e një mesazhi që i ka mbërritur Jimenezit nga një futbollist i Barcelonës.

Barcelona me Enriquen e filloi mirë sezonin, por më pas humbi në El Clasico nga Real Madrid dhe në fundjavë u befasua në shtëpi ku u mposht nga Celta Vigo, duke ngritur alarmin tek tifozët dhe ambienti i gjigantit katalan. 

Dridhet Barcelona

Barcelona do të shpallet fajtore për evazion fiskal në rastin e transferimit të sulmuesit Neymar nga Santos. Dhe, si rezultat i ndëshkimit, gjiganti katalan do të gjobitet me deri në 54 milionë euro.

Sport

03/06/2014 20:08

Sipas radiostacionit Cadena Ser, Barcelona ka fshehur rreth 37.9 milionë euro në rastin e transferimit të sulmuesit Neymar.

Dhe, gjiganti katalan do ta paguajë shtrenjtë.

Sipas njoftimeve, gjykatësi Pablo Ruz ka marrë raportin hetimor nga agjencia tatimore ku dëshmohet se Barcelona është fajtore për evazion fiskal, në rastin e blerjes së yllit brazilian nga Santos, gjatë verës së vitit të kaluar.

Ligji thotë se fajtori duhet të gjobitet me shumë gjashtë herë më të lartë nga ajo me të cilën u dëmtua shteti.

Kjo nënkupton se Barcelona duhet të paguajë deri në 54 milionë euro.

Më tepër informacione do të bëhen të ditura pasi gjykatësi i rastit të paraqitet publikisht për të sqaruar rezultatin e hetimeve nga agjencia tatimore.

Por, Barcelonës nuk po i shkruhet mirë.