Dreshaj: Nuk vi i dehur në Kuvend, kam probleme shëndetësore
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka kritikuar mediat të cilat sipas tij po raportojnë për fakte të pa qena.

Lajme
Konkretisht, Dreshaj ka thënë se mediat duhet të bëhen më njerëzore, pasi thotë se nuk shkon i dehur në Kuvend, raporton lajmi.net.
“Unë dua t’i bëj dy kërkesa. E para ndaj mediave. Nuk po më vjen lehtë me thanë se po ju lus mos shpifni dhe mendoni të jeni sa më njerëzo, sepse unë gjithmonë nuk vi i dehur në parlament”, ka thënë ai.
Dreshaj thotë se ka probleme shëndetësore.
Këto komente ai i bëri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/