Drenthe zbulon prapaskenat: Ja çfarë kishte bërë Robinho gjatë kohës te Reali

Royston Drenthe mbetet një nga futbollistët më mister në periudhën bizare në historinë e Real Madridit, kohë kur edhe futbollistët si Robinho dështuan.

Sport

22/05/2019 09:48

Drenthe, që pati një karrierë plotë me ulje, zbuloi se si ylli brazilian e kishte shndërruar shtëpinë në Madrid në një klub nate.

Holandezi e nisi mirë aventurën me Realin, por lëndimet pasuese e lanë atë në një pozitë të pavolitshme, duke luajtur më pas te Katseri, Baniyas e Rotterdam, përcjell lajmi.net.

“Unë krijova marrëdhënie shumë të mira me Robinhon menjëherë pasi shkova në Madrid. Ai e kishte shndërruar bodrumin e shtëpisë në klub të vogël nate dhe unë shkoja atje”, tregoi Drenthe në një intervistë me FourFourTwo.

Ai thotë se në Madrid ishte ndier si në shtëpinë e vet shumë shpejt pas mbërritjes atje.

“Menjëherë u ndjeva si në shtëpinë time, të gjithë më dhanë një mikpritje të ngrohtë”, potencoi ai. /Lajmi.net/