Drenori nuk e mbështet PDK-në në balotazh – thotë se Lladrovci s’është i denjë për kryetar

​Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka thënë se ka marrë rreth 12% të votave të përgjithshme në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot.

Lajme

04/12/2016 22:29

“Kemi pritur më shumë por megjithatë jam i lumtur, për ata mbi 2 mijë votues që më kanë votuar”, ka thënë Drenori për Klan Kosova.

“Është shumë dëm i madh nëse me Drenasin qeveris Ramiz Lladrovci”, ka deklaruar Drenori.

“E kemi ditur që po fillojmë një betejë të gjatë, të cilën ne do ta vazhdojmë”, është shprehur Drenori.

“Në Drenas sot vendin e parë e ka arritë PDK, por jo Ramiz Lladrovci. Ai nuk është i denjë që ta drejtojë Drenasin”, ka thënë ai.

“Nuk kam qenë i dhënë mbas posteve sa mbas ndryshimit në Drenas. Prandaj personalisht nuk shoh shpresë nga të dy kandidatët që shkojnë në balotazh, sidomos nga Lladrovci”, ka përfunduar Drenori.