Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Drenica triumfon në udhëtim te Feronikeli

14:52 | 25 Shkurt 2021

4+

Drenica ka shënuar fitore në udhëtim te Feronikeli.

Skuadra mysafire fitoi me rezultat 1 – 3, shkruan lajmi.net.

Ishte së pari Uka që zhbllokoi rezultatin me gol të bukur (18′).

Vendasit barazuan shifrat përmes Simonovskit (39′).

Mirëpo, derisa pritej të mbyllej pjesa e parë, Drenica ktheu epërsinë përmes Frashërit (45+1).

Ndërsa, fitoren e vulosi ka pak para fundit të ndeshjes (79′).

Me këtë fitore, Drenica renditët në pozitën e nëntë me 23 pikë, derisa Feronikeli në vendin e tetë me një pikë më shumë./Lajmi.net/