Drenica triumfon bindshëm ndaj Llapit

Drenica ka arkëtuar pikët e plota në Skenderaj ndaj Llapit, sfidë e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Sport

06/05/2021 16:50

Vendasit fituan me rezultat 4 – 2, shkruan lajmi.net.

Ishte Monin që shënoi autogol dhe i dha epërsinë Drenicës qysh pas katër minutave lojë (4′).

Por, Llapi u këndell shpejtë përmes Hossarit (9′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Drenica riktheu epërsinë në pjesën e dytë, por këtë herë realizues ishte Rapo.

Drenica nuk u ndal me kaq dhe trefishoi epërsinë përmes Osman Mëziut (78′).

Llapi u kundërpërgjigj duke ngushtuar epërsinë në minutën e 86-të përmes Gardasevic, por pas një minutë Drenica shënoi sërish me anë të Dumanit për epilogun përfundimtar 4 – 2.

Pas kësaj fitore, Drenica renditët në pozitën e katërt me 41 pikë, dy me shumë se Llapi që gjendet një pozitë me poshtë./Lajmi.net/