Drenica i merr pikë Prishtinës në ‘Fadil Vokrri’

FC Prishtina dhe Drenica kanë luajtur barazim 0-0 në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Kosovës.

Sport

16/10/2019 19:50

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të mërkurën pasdite, mblodhi një numër të vogël tifozësh në tribuna.

Vendasit arritën të dominonin ndeshjen, por e kishin të vështirë të thyenin mbrojtjen e mirë organizuar të Drenicës.

Ky barazim për Prishtinën vjen pas humbjes 1:0 nga Ballkani në Therandë, shkruan lajmi.net.

Me 14 pikë të mbledhura, skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Drenica dy vende më poshtë, me 10 pikë./Lajmi.net/