Drenica fiton me përmbysje ndaj Besës

Drenica ka marrë fitore të rëndësishme në përballjen me Besën e Pejës.

Sport

22/09/2020 17:55

Skuadra nga Skenderaj triumfoi me rezultat 2:1 në ‘Bajram Aliu’.

Vendasit e gjetën veten në disavantazh kur Matheus De Paula (34′) realizoi për 0:1, por Mziu (44′) vendosi baraspeshën shumë shpejt.

Tre pikëshi për Drenicën u sigurua nga Qemail Elshani (60′) në pjesën e dytë.

Drenica nga dy ndeshjet e para tubon tre pikë, kurse Besa pësoi humbjen e dytë radhazi. /Lajmi.net/