Drenica ankohet sërish te Nuza, thonë se ankesat do t’i dërgojnë në UEFA dhe FFK

Klubi futbollistik, Drenica vazhdon të ankohet në referimin e arbitrit Genc Nuza.

Sport

05/12/2021 21:37

Nuza që cilësohet si një nga arbitrit më të mirë në Kosovës, do këtë ankesë në UEFA dhe FIFA prej skuadrës nga Skenderaj, shkruan lajmi.net.

Drenica në postimin e fundit pretendojnë se Nuza tregoi mëshirë për Ballkanin, ngase nuk ia ndëshkoi me të kuq një futbollist.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Rastet nga ndeshja Drenica – Ballkani, per karton te kuq, per te cilat Genc Nuza tregoi ‘meshire’ per ‘familjaret’ (lojtaret) e FC Ballkanit.

Maskarada e Genc Nuzez nuk ka te ndalur kunder Drenices, kjo nuk eshte ndeshja e vetme ne te cilen jemi demtuar nga ky gjyqtar.

Te gjitha demtimet edhe te Genc Nuzes edhe te gjyqtareve te tjere, do t’i paraqesim ne UEFA dhe FIFA si dhe instancat gjyqesore, meqe FFK, po heshte, e Drenica po demtohet vazhdimisht.

Shihemi se shpejti Nuza & Co”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Drenica kohëve të fundit nuk është në gjendje të mirë ekonomike apo sportive./Lajmi.net/