Drejtuesit e Real Madridit shkojnë në Itali, gati për “bombën” e verës

Me largimin e Mateo Kovacic, Real Madrid janë të detyruar të ndërhyjnë në tregun e transferimeve.

Sport

08/08/2018 13:49

Ylli kroat raportohet se gjatë ditës së sotme do të kompletojë transferimin te Chelsea në Premierligë.

Largimin e Kovacic e ka konfirmuar edhe trajneri Julen Lupeteguei, që bëri të ditur se Real Madridit i duhet të ndërhyjë në treg për të sjellë një mesfushor të madh.

‘Il Messaggero’ raporton se drejtues të Real Madridit tashmë gjenden në Romë, për të negociuar me Lazion për mesfushorin Milinkovic-Savic.

‘Los Blancos’ i presin bisedime të vështira me drejtues të Lazios, që nuk e kanë ndërmend të heqin lehtë dorë nga reprezentuesi serb, për të cilin kërkojnë një shumë të konsiderueshme të të hollave./Lajmi.net/