Drejtuesit e Juventusit dhe Sassuolos takohen sërish, nuk arrijnë marrëveshje për Locatellin

E ardhmja e Manuel Locatellit mbetet e paqartë.

Sport

30/07/2021 20:20

Sipas ‘Sky Sport’, drejtuesit e Juventusit dhe ata të Sassuolos janë takuar sërisht gjatë ditës së sotme rreth Locatellit, transmeton lajmi.net.

Edhe takimi i sotëm mes dy klubeve ka rezultuar i pa suksesshëm pasi nuk kanë gjetur ende marrëveshje.

Në anën tjetër mesfushori e ka bërë të qartë dëshirën e tij që të transferohet te Juventusi dhe ka refuzuar ofertat nga Anglia.

Juventusi duhet të arrijë marrëveshje me Sassuolon për të mbyllur transferimin e Locatellit.

“Zonja e Vjetër” thuhet se ka ofruar 30 milionë euro në një marrëveshje huazimi me detyrim blerje, por Sassuolo dëshiron të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë 23-vjeaçrin. /Lajmi.net/