Drejtuesit e Bayernit për Haalandin: Mund të transferojmë çdo lojtar që dëshirojmë

Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Bayern Munich, Herbert Hainer, ka deklaruar së fundmi se ata mund të blejnë çdo lojtar që dëshirojnë.

Sport

04/03/2021 12:43

Hainer ka theksuar se Bayerni është një fuqi e futbollit botëror dhe ka mundësi të blejë cilindo lojtar që ta dëshirojnë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, edhe ai e pranon se pandemia ka ndikuar në të ardhurat e tyre, por duke kujtuar që kanë nënshkruar me Dayot Upamecano. “Vetëm dy javë më parë, Hasan Salihamidzic njoftoi se ne po nënshkruajmë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Dayot Upamecano”.

Hainer më pas vazhdoi duke thënë: “Megjithatë, ajo që është e sigurt është se në të ardhmen ne do të vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë të suksesshme të nënshkrimit të lojtarëve të rinj me aftësi të jashtëzakonshme”.

Erling Haaland është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane dhe largimi i tij nga Dortmund është shumë i mundshëm./Lajmi.net/