Drejtpërdrejt: Nis Konventa për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet për kryetar.

Lajme

16/06/2019 10:21

Ka nisur Konventën e nëntë zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Kryetari pritet të mbetet ai që është edhe aktualisht, Kadri Veseli.

Kjo për arsye se ky i fundit nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet për kryetar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Kujtojmë, se i pari i PDK-së, Kadri Veseli mban aktualisht edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Veseli në pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës e pasoi presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin. /Lajmi.net/

Këtu mund ta ndiqni LIVE Konventën zgjedhore.