Drejtoria e Arsimit në Prishtinë merr vendim që ora e parë e mësimit ti dedikohet kundër dhunës në baza gjinore

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, ka marr vendim që në nesër në orën e parë të mësimit të mbahet orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore. Ky vendim ka ardhur si reagim për vrasjet e fundit të dy grave në vend. “Drejtoresha e Arsimit në Kryeqytetin Prishtina, Jehona Lushaku Sadriu ka marr vendim që: Të…

Lajme

18/04/2024 18:54

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, ka marr vendim që në nesër në orën e parë të mësimit të mbahet orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.

Ky vendim ka ardhur si reagim për vrasjet e fundit të dy grave në vend.

“Drejtoresha e Arsimit në Kryeqytetin Prishtina, Jehona Lushaku Sadriu ka marr vendim që:

Të premten, me datë 19.04.2024, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë të Kryeqytetit të jetë orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.”