Drejtori sportiv i Werder konfirmon gjithçka – Rashica largohet në fund të sezonit

Frank Baummann ka folur më i nervozuar se kurrë në raport me yllin kosovar, Milot Rashica.

Sport

26/06/2020 17:03

Rashica lidhet me një largim të mundshëm nga Werder Bremen tash e disa muaj, dhe një gjë të tillë tashmë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Bremen.

Baummann ka bërë të qartë se ylli i kombëtares së Kosovës do t’i jap fund aventurës me Bremen në fund të këtij sezoni.

“Miloti është i interesuar që të largohet nga Werder”, ka thënë Baummann, transmeton lajmi.net.

“Tifozët e Werder do të kenë vetëm kujtime pozitive për të”, ka shtuar drejtori i Bremen.

“Është në rregull që Miloti të bëjë hapin e radhës. Jam i bindur se do të gjejmë një dakordim final mes nesh”, ka shtuar tutje Baummann.

RB Leipzig dhe Borussia Dortmund mbeten si dy opsionet më të mundshme për lojtarin e kombëtares së Kosovës. /Lajmi.net/