Drejtori sportiv i Juves tregon nëse do transferohet Icardi

Juventus janë të kënaqur me gjendjen e skuadrës së tyre dhe nuk do të përpiqen të nënshkruajnë me Mauro Icardin nga Inter, sipas drejtorit sportiv Fabio Paratici.

Sport

25/08/2019 14:43

Goli i Giorgio Chiellini ndihmoi Juve që të fitojë 1-0 ndaj Parmas në ndeshjen e parë të epokës së Maurizio Sarri, megjithëse menaxheri i ri mungonte nga loja për shkak të pneumonisë.

Ish-kapiteni i Interit, Icardi pritet të largohet nga San Siro këtë verë por, me Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain, Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala tashmë në klub, Paratici nuk beson se ata kanë nevojë për përforcime të mëtejshme në sulm.

“Është e vështirë të përmirësosh skuadrën tonë, por besojmë se kemi pasur sukses në këtë dritare transferimi,” i tha Paratici Sky Sky Italia.

“Ne jemi forcuar në pozicionet që na duheshin”.

“Në sulm, Higuain është rikthyer, një sulmues i shkëlqyeshëm. Dhe të mos harrojmë se kemi Cristiano Ronaldon, prandaj nuk do ketë më transferime”, përfundoi ai. /Lajmi.net/