Drejtori sportiv i Juves telefonon Suarezin, i jep njoftim të rëndësishëm

Fabio Paratici ka telefonuar Luis Suarezin.

Sport

20/09/2020 09:30

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, javëve të fundit është lidhur me një transferim të mundshëm te Juventus.

Uruguaiani madje iu nënshtrua edhe një testi gjuhe në Itali, në procesin për të fituar pasaportë italiane.

Megjithatë, sipas ‘Mundo Deportivo’, Fabio Paratici ka telefonuar Suarezin dhe e ka njoftuar se Juve nuk do të nënshkruajë me të, transmeton lajmi.net.

Synimi i ‘Zonjës së Vjetër’ është nënshkrimi me Edin Dzeko dhe kjo i është komunikuar Suarezit.

Dzeko dhe Juve tashmë kanë marrëveshje personale për transferimin. /Lajmi.net/