Drejtori sportiv i Dortmundit zbulon të ardhmen e Haalandit
Drejtori Sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka rikonfirmuar edhe një herë qëndrimin e klubit ndaj Erling Haaland.
Sport
Sulmuesi nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale, përkundër faktit që dëshira e përfaqësuesit të tij Mino Raiola është që t’i gjejë atij një klub të ri, transmeton lajmi.net.
“Ne bëmë një deklaratë shumë të qartë për Haalandin. Vendimi nuk do të merret pa Borussia Dortmund. Pavarësisht se ku do të përfundojmë ne si klub, Erling do të vazhdojë të luajë për Dortmundin sezonin tjetër, “tha Zorc para ndeshjes kundër Union Berlin në Sky Sports.
Vetëm disa ditë më parë, Raiola konfirmoi në SPORT se ai kishte folur kohët e fundit me Borussia Dortmund për të ardhmen e Haaland. “Michael Zorc na e bëri të qartë se BVB Erling nuk dëshiron të shesë lojtarin këtë verë,” tha italiani. “Unë e respektoj këtë mendim, por kjo nuk do të thotë që jam automatikisht dakord”, duke lënë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm.
Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea janë vetëm disa nga shumë klube të interesuar për të siguruar shërbimet e të riut nga Norvegjia./Lajmi.net/