Drejtori sportiv i Dortmund, Zorc: Ia bëra të qartë Raiolas se nuk duam shitjen e Haaland

Sot (e enjte) ka pasur shumë spekulime lidhur me të ardhmen e sulmuesit Erling Haaland.

Sport

01/04/2021 15:58

Agjenti Mino Raiola dhe babai i norvegjezit kanë udhëtuar në Barcelonë për të diskutuar për transferimin e mundshëm, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Zorc tha se dje ka biseduar me Raiolan dhe ia ka bërë të qartë se nuk largohet në verë.

“Dje bisedova me Mino Raiolan. I kemi treguar ambiciet tona shumë qartë, ne nuk duam ta shesim Haaland në verë”, tha ai.

Sidoqoftë, Manchester City, United, Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të duan transferimin e Haaland gjatë verës së ardhshme, derisa gjiganti gjerman thuhet se kërkon plotë 150 milionë euro./Lajmi.net/