Drejtori sportiv i Dortmund, Kehl: Nuk duam të shpenzojmë aq shumë për Demiral

Merih Demiral nuk do të transferohet në Borussia Dortmund.

Sport

28/07/2021 12:14

Ditë më parë nga mediat italiane u sugjerua se Merih Demiral ishte objektivi kryesor për mbrojten në Borussia Dortmund.

Mirëpo, këtë e ka hedhur poshtë Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl i cili duke folur në një intervistë për “BILD” ka treguar se turku nuk është një objektiv i tyre sepse çmimi i tij është i lartë.

Çmimi i Demiral vlerësohet të jetë rreth 35 milionë euro nga Juventusi.

“Nuk hyj në specifikat e emrave të lojtarëve, por nuk jemi duke shikuar të blejmë mbrojtës”, tha ai.

“Duam ta shohim situatën me mbrojtësit tanë, Zagadou dhe Emre Can janë pranë rikthimit nga lëndimet, ndërsa për Hummels do të shohim”, shtoi ai.

“Jemi të përgatitur për çdo situatë, por përjashtojmë shpenzimet e mëdha për një lojtar sepse situata me COVID-19 ka ndryshuar bilancin financiar dhe ne duhet të kemi kujdes në këtë aspekt”, deklaroi Sebastian Kehl./Lajmi.net/