Drejtori për Buxhet i SHBA-së konfirmon planet për “shkurtime dramatike” të ndihmës së huaj

Drejtori për buxhet i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se administrata Trump do të propozojë një ulje “mjaft dramatike” të ndihmës së huaj të SHBA-së, kur të paraqes buxhetiin fiskal për vitin 2018, më vonë gjatë këtij muaji.

Bota

05/03/2017 10:13

“Ne do të propozojmë uje të ndihmës së huaj dhe do të propozojmë që ato para t’i shpenzojmë këtu”, ka thënë për Fox News, Mick Mulvaney, Drejtori i Zyrës për Menaxhimin e Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë.

Mulvaney ka thënë se uja e ndihmës do të jetë “mjaft dramatike”.

Këto shkurtime sipas tij do të ndihmojë për të financuar rritjen e propozuar të buxhetit ushtarak të SHBA-së. Buxheti aktual vjetor i Pentagonit është rreth 603 miliardë dollarë.

Presidenti Donald Trump ka thënë më 27 shkurt, se prpopozimi i buxhetit të tij të parë para Kongresit, do të përfshijë “një rritje historike në mbrojtje për të rindërtuar ushtrinë”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump do ta pyes Kongresin për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje për 54 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm. E njëjta shumë do të shkurtohet nga shpenzimet jombrojtëse, përfshirë këtu edhe shkurtimet e mëdha në ndihmën e huaj.

Shumica e shkurtimeve buxhetore do të vijnë nga buxheti vjetori prej 50.1 miliardë dollarësh i Departamenentit të Shtetit dhe Agjencisë së SHBA-së për programe zhvillimore (USAID), kanë thënë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Një zyrtar ka thënë se buxheti i Departamentit të Shtetit mund të shkurtohet për 37 për qind, e cila do të çojë në një riorganizim të madh të departamentit dhe eliminimin e disa programeve.

Agjencia e lajmeve Associated Press, duke cituar disa zyrtarë, që të njohur me këtë çështje, njoftoi më 4 mars se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është pajtuar në parim për ujen e buxhetit për departamentin e tij por ai dëshiron që shkurtimi buxhetor të bëhet në një periudhë tre vjeçare dhe jo si një reduktim vjetor.

Tillerson ka sugjeruar që shkurtimet buxhetore për Departamentin e Shtetit dhe USAID-in, të fillojnë me 20 për qin uje në buxhetin e ardhshëm vjetor, kanë thënë zyrtarët.