Drejtori i ri i Barcelonës: E dua Sanchezin

Drejtori i ri i Barcelonës, Ariedo Braida ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të sulmuesit Alexis Sanchez në Camp Nou.

Sport

10/02/2015 13:25

Drejtori i ri i Barcelonës, Ariedo Braida ka pranuar se dëshiron ta rikthejë në klub sulmuesin Alexis Sanchez.

Ylli kilian u largua nga Camp Nou gjatë verës duke iu bashkuar Arsenalit në transferim me vlerë prej 30 milionë funte.

Sanchez ka shënuar 18 gola në 32 paraqitje për Gunners, ndërsa Braida ka pranuar se i pëlqen ideja e rikthimit të sulmuesit në klub.

“Do të më pëlqente ta kisha Sanchezin në çdo klub ku jam”, deklaroi ai për “El Mercurio”.

“E njoh mirë dhe nuk e di për çfarë arsye klubi e lejoi të largohet por tani Sanchez është një prej më të mirëve në Premierligë, futbollist i klasit botëror”, u shpreh Braida.