Drejtori i ri i AKI-së raporton të martën para Komisionit Parlamentar

Drejtori i sapozgjedhur i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj do të raportojë të martën para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së rreth mbarëvajtjes së punës së këtij agjencioni.

Lajme

02/03/2015 09:20

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjes së AKI-së, Haxhi Shala ka thënë se arsyeja e ftesës së drejtorit të AKI-së për raportim, është pjesë të punës që drejtori të raportojë në baza të rregullta.

Por, ende mbetet mister arsyeja e dorëheqjes së ish drejtorit Bashkim Smakaj.

Shala ka thënë se Komisioni ende nuk ka marrë asnjë shkresë në të cilën do të ishin bërë të qarta arsyet e largimit të Smakajt nga pozita e drejtorit të AKI-së, por ajo që dihet zyrtarisht është se ai ka dhënë dorëheqje.

Madje, ai ka sugjeruar sqarimet e mëtutjeshme duhet të kërkohen nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa. /Kosovapress/