Drejtori i Policisë së Malit të Zi: Nuk do të lejojmë të ndodhë asnjë incident

Tubimi i protestuesve kundër vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit në Podgoricë, që është planifikuar të mbahet të premten më 16 janar, do të përcillet nga një numër i madh i forcave policore. 

Lajme

15/01/2015 13:28

Drejtori i Policisë së Malit të Zi Nikola Janjusheviq ka thënë se tashmë është përgatitur një numër optimal i forcave policore që do ta vëzhgojnë këtë tubim të protestuesve dhe, sipas tij, ata do të reagojnë ndaj çdo tentimi për të krijuar incidente, transmeton lajmi.net.

“Policia do të reagojë ndaj çdo veprimi të protestuesve që kanë për qëllim prishjen e rendit publik”.

“Dua ta njoftojë opinionin e gjerë se zyrtarët policorë nuk do të lejojnë që të krijohen incidente para, gjatë dhe pas organizimit të kësaj ngjarje në vendin ku ajo do të mbahet, dhe jo vetëm në atë hapësirë, por edhe në të gjithë qytetin”, ka thënë Janjusheviq.