Drejtori i Policisë: Mund të ketë më shumë se një të dyshuar për rastin në Gllogjan

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka folur për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Lajme

27/11/2021 15:42

Ai ka thënë se aktualisht po bëhet shiqimi i terrenit.

“Po bëjmë pastrimin e terrenit dhe shiqimin e detajuar të vendi të ngjarjes. Pra po shohim pjesët ku mund të ketë ndonjë provë shtesë. Kemi pasë një mot që na kanë rëndu në këtë shiqim. Është dashtë që shiqimi të fillojë pak me vonesë. Të gjitha njësitë janë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

“Kemi sjellë njësi shtesë sepse po përballemi me informacione të ndryshme në lidhje me rastin”, tha ai.

Drejtori i Policisë tha se mund të jenë më shumë se një i dyshuar në lidhje me rastin.

“Mund të flasim për dy-tri pista të hetimit dhe të gjithë informacionet nga vendi i ngjarjes çojnë në këtë drejtim. Po bisedojmë për një person me mundësi të ndërlidhjes me persona tjerë, por edhe për persona tjerë”, tha ia.

“Potencialisht mund të jetë një, por edhe më shumë. Dhe kjo në bazë të informacioneve fillestare”, tha ai. /Lajmi.net/