Drejtori i Napoli shuan shpresat për ndjekësit e Osimhen: Do të mbajmë këtë skuadër

Drejtori i Napoli, Cristiano Giuntoli ka dhënë disa komente lidhur me Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen është një prej lojtarëve që po rrit emrin e tij me paraqitjet brilante me fanellën e Napoli. Osimhen ishte lojtari kyç i Napoli sezonin e kaluar, kurse edhe këtë vit, pasi u kthye nga lëndimi, gjeti ritmin e…

Sport

27/10/2022 12:17

Drejtori i Napoli, Cristiano Giuntoli ka dhënë disa komente lidhur me Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen është një prej lojtarëve që po rrit emrin e tij me paraqitjet brilante me fanellën e Napoli.

Osimhen ishte lojtari kyç i Napoli sezonin e kaluar, kurse edhe këtë vit, pasi u kthye nga lëndimi, gjeti ritmin e golave. Kjo bën që shumë skuadra të kthehen në garë për të.

Por, për skuadrat e interesuara për Osimhen, drejtori i Napoli, Cristiano Giuntoli ka disa lajme të këqija.

“Ne aktualisht nuk jemi të fokusuar në treg – dhe ne nuk planifikojmë të bëjmë lëvizje në janar”, ka thënë Giuntoli, i pyetur për të ardhmen e Osimhen, transmeton lajmi.net.

“Ne duam ta mbajmë këtë skuadër”, shtoi ai.

Giuntoli po ashtu ka hedhur poshtë zërat që e çojnë Cristiano Ronaldon në ‘Diego Armando Maradona’. /Lajmi.net/