Drejtori i Napoli, Giuntoli për rastin Osimhen: Nuk kemi pranuar ofertë nga Bayern

Drejtori sportiv i Napoli, Giuntoli ka dhënë disa komente për situatën e Victor Osimhen.

Sport

18/07/2022 19:54

Sulmuesi nigerian, Osimhen lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Bayern Munich, por nuk ka diçka konkrete nga ana e bavarezëve.

Cristiano Giuntoli thotë se klubi italian nuk ka pranuar asnjë ofertë për lojtarin.

“Ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë nga Bayern, për Victor Osimhen. Po ashtu, ne nuk jemi negociata për të shitur Hirving Lozano – kalkulojmë në të për këtë sezon”, ka thënë Giuntoli, transmeton lajmi.net.

“Ne duam ta mbajmë Fabian Ruiz. Kim Min Jae është një opsion. Meret do të nënshkruajë kontratë të re së shpejti”, shtoi mes tjerash Giuntoli.

Interesim për Osimhen kishte edhe nga Arsenal, por këta të fundit kanë transferuar tashmë Gabriel Jesus. /Lajmi.net/