Drejtori i Leipzigut “driblon” Chelsean: Do ta përfundoj kontratën këtu

Drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Leipzig, Mintzlaff, e ka hedhur poshtë mundësinë e një kalimi të mundshëm te skuadra e Chelseas. Siç dihet, londinezët janë në kërkim të një drejtori sportiv, pas ardhjes së Graham Potterit në stol. Në lidhje me këtë çështje ata i kanë intensifikuar përpjekjet dhe mëtojnë që e gjitha kjo të…

Sport

20/09/2022 22:13

Drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Leipzig, Mintzlaff, e ka hedhur poshtë mundësinë e një kalimi të mundshëm te skuadra e Chelseas.

Siç dihet, londinezët janë në kërkim të një drejtori sportiv, pas ardhjes së Graham Potterit në stol.

Në lidhje me këtë çështje ata i kanë intensifikuar përpjekjet dhe mëtojnë që e gjitha kjo të përfundojë para janarit.

Gjithsesi, Mintzlaff dëshiron të vijojë me Leipzigun, kësisoj shuan shpresat e “bluve” për një afrim të tij.

“Kam kontratë me Leipzigun deri në vitin 2026, do ta përmbush kontratën time këtu me shumë kënaqësi”, tha

“Ne kemi ende shumë plane. Jo vetëm në fushë. Ndihem rehat këtu në Leipzig”, përfundoi ai. /Lajmi.net/