Drejtori i Inter i mbyll dyert Barcelonës për Lautaron

CEO i Interit, Beppe Marotta e ka mohuar që Lautaro Martinez do të largohet nga ekipi zikaltër.

Sport

16/02/2020 22:16

Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona për një kohë të gjatë, sidomos pas problemeve që ka klubi spanjoll me një ‘9-sh’ klasik.

Por Marotta thotë se Lautaro është i lumtur te Inter, dhe largimi mund të ndodhë vetëm nëse lojtari e kërkon një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

“Lautaro Martinez te Barça? Ai është i përqendruar vetëm te Interi, ai është një talent i ri dhe Interi nuk ka asgjë për t’u pasur zili ndaj Barçës apo klubeve të tjera”.

”Ne mund t’i shesim lojtarët vetëm nëse ata kërkojnë të largohen”, përfundoi ai. /Lajmi.net/