Drejtori i Barcelonës: Dembele nuk do vazhdojë, i kërkuam të largohet sa më parë

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany ka folur për situatën e sulmuesit Ousmane Dembele.

Sport

20/01/2022 10:30

Francezit i skadon kontrata në verë dhe raportohet se nuk do rinovojë, kësisoj Xavi ka kërkuar që ta shesin në këtë afat dimëror, transmeton lajmi.net.

Tani edhe Alemany ka bërë me dije që i kanë kërkuar Dembeles të largohet sa më parë të jetë e mundur, derisa ka zbuluar se lojtari ka refuzuar disa oferta.

“E kuptojmë që vendimi i Dembele është të mos vazhdojë dhe vendimi ynë është komunikuar për të. Duam lojtarë besnik dhe i kemi thënë që të largohet sa më parë të jetë e mundur”.

“Në gjashtë muaj kemi bërë disa oferta për Dembelen. Vendimi i trajnerit është i qartë. Presim që ta shesim përpara 31 janarit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Dembele nuk është ftuar për takimin e sotëm ndaj Bilbaos./Lajmi.net/