Drejtori Hoxha ndan vetura për policët patrullues, 41 vetura të reja tash e tutje në dispozicion

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, si dhe të rritjes së vazhdueshme të efikasitetit në punën e policëve patrullues, me qëllim që ata të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve, ka ndarë vetura zyrtare për njësitë patrulluese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel…

Lajme

02/12/2025 11:40

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, si dhe të rritjes së vazhdueshme të efikasitetit në punën e policëve patrullues, me qëllim që ata të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve, ka ndarë vetura zyrtare për njësitë patrulluese.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj departamenteve policore, në këtë rast të rendit publik, duke ndarë 41 vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato Hybride dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”,thuhet në njoftim./Lajmi.net/